Lajme

Talat Xhaferi politikani i parë shqiptar që takon Volodymyr Zelenskyn në Kiev pas agresionit rus

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 28 April 2022

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarë tjerë të Ukrainës.

Gjatë kësaj vizite Xhaferi ka vizituar Irpinin dhe Hostomelin.

-Advertisement-

Xhaferi, me ftesë të homologut të tij ukrainas, Stefançuk, është duke qëndruar në Ukrainë, duke u bërë politikani i parë shqiptar që viziton Ukrainën në kohë lufte.

“27 prill 2022, në përvjetorin e zgjedhjes sime për Kryetar të Kuvendit e vizitova Ukrainën dhe u takova me mikun tim Stefançuk.
Ditë historike në shumë aspekte, edhe për të, edhe për ne.
Dhuna, lufta, vrasjet nuk bëjnë pjesë në botën bashkëkohore, të ndërtojmë të rrënuarën përmes bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.

Sulmi rus mbi Ukrainë filloi më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin nisi, sipas tij, një “operacion special ushtarak” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Kujtojmë se sot janë bërë 64 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera