Talat Xhaferi: Nuk jam kryeministër teknik, s’e njeh Kushtetuta nocionin teknik
Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 03 February 2024
Një figurë e rëndësishme e luftës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për të drejtat e tyre, dhe sot një kryeministër me detyrën t’i trajtojë njësoj të gjithë shtetasit e tij, Talat Xhaferri gjendet përpara një sprove jo të lehtë, por të cilën e merr përsipër pas një periudhe të gjatë në skenën politike të vendit fqinj, që skaliti imazhin e tij të një politikani gjakftohtë e të vendosur.
Në një intervistë për Top Channel, njeriu që do të drejtojë qeverinë teknike e cila do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e majit, i pari shqiptar që merr frerët e një ekzekutivi maqedonas, e konsideron këtë pjesë të një realiteti faktikm të cilit tashmë Maqedonia e Veriut, nuk ka më gjasa t`i shmanget.
“Ky është një realiteti arkitektura strukturoere e përbërjes së popullatës së Maqedonisë se Veriut; është një përgjigje e pritshmerive në pretendimin tonë për të realizuar përcaktimet strategjike që nga mëvetësimi i ish Jugosllavisë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe duke qenë se përcaktimi është tashmë për ato vlera, mendoj se akti i nominimit dhe përzgjedhjes së qeverisë në këtë përbërje të cilën e udhëheq unë, është në fakt përgjigje ndaj përmbushjes së një pjesë të atyre vlerave euratlantike, tek të cilat ne edhe pretendojmë të jemi pjesë, kështu që është çështje e statusit tonë kushtetues, si pjesë përbërëse shtetformuese e këtij shteti, dhe s`do mend që është përgjigje në të drejtën, detyrimin dhe përgjegjësinë për të bashkërenduar punët dhe për të arritur qëllimet tona strategjike“, tha Xhaferi.
Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, por përpjekjet e bashkimit me BE-në të ngecura në vendnumëro si për shkak të cilësisë së qeverisjes, ashtu edhe për problemet me minoritetin bullgar. Problem ky që nuk prek vetëm këtë vend, por mund të ndikojë në të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit.
Teksa shpjegon se përcaktimi identitar është çështje e garantuar nga kushtetuta vendase si dhe konventat ndërkombëtare, Xhaferi flet për gjasat e ndryshimeve kushtetuese, që mund të zhbllokojnë procesin.
“Konteksti dhe kontesti është në aspekt të raporteve dypalëshe fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të cilat edhe është kushtëzuar rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian. Në parapërgatitjet dhe në proceset dhe procedurat paraprake institucionale, ne jemi në fazën e inicimit, tanimë të iniciuara nevojat për miratim të vendimit për qasje në ndryshimet kushtetuese, që të mund të aplikohet e drejta dhe të sanksionohet e drejta e qytetarëve, dhe konkretisht të atyre që kanë ndjesi të përkatësisë, në këtë rast, bullgarët dhe kësisoj, të përmbushet edhe një aspekt i këndvështrimit të asaj që është hapja e rrugës sonë drejt anëtarësimit”, tha ai.
Një sfidë tjetër për kryeministrin e parë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut është largimi i shqiptarëve, emigracioni në radhët e tyre është më i lartë sesa ai i maqedonasve. Një betejë të tillë me numrat, ai e sheh më shumë si problem rajonal, por edhe si një lloj mendësie e trashëguar nga e kaluara.
“Nëse ka dallim, ai dallim mund t`i përshkruhet aspektit të para kohës në kuptimin që në një periudhë të para 30 viteve dhe në ish Jugosllavi, ishte e theksuar që zakonisht largoheshin shqiptarët dhe jo maqedonasit, apo popujt më të mëdhenj që ishin në ish Jugosllavi, e mbi atë bazë, mund të thuhet se numri më i madh i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që emigrojnë janë përkatësisht shqiptarë. Por në kontekstin kohor, Maqedonia e 20 viteve të fundit, veçanërisht nga dhjetori i 2009-tës kur për shtetasit e Maqedonisë u hoqën vizat me sistemin e liberalizimit të vizave, në këtë 10 vjeçarin e fundit ka bërë të vetën dhe efektet negative në atë drejtim i ka dhënë”, shtoi më tej Xhaferi.
Këto nuk ishin pasoja të parashikuara sipas tij, pasi ishte e pritshme që ato të mbërrinin me lëvizjen e lirë të njerëzve. Sa për votat e munguara të opozitës shqiptare në seancën e votimit të tij , e ka një sqarim edhe për statusin e tij në krye të qeverisë.
“Statusi im nuk është si teknik për shkak se qeveria, mbi bazë të marrëveshjes së Përzhinës si vendim politik, ka qenë e kushtëzuar me ndryshimet e ligjit për qeverinë që qeveritë e ardhshme nga 2016-ta e këtej, qofshin të parakohshme apo të rregullta, në përbërjen e qeverisë në 100 ditët e fundit të qeverisjes do t`i shtohen ministrat shtesë të opozitës për të siguruar pajtueshmëri me rezultatet e zgjedhjeve. Nocioni i përkohshëm, nocioni teknik nuk ekziston as në ligjin për qeverinë, as në kushtetutë. …a do të thotë ajo se nuk do të merremi me çështje të tjera që dalin veç zgjedhjeve? Kështu që termi teknik është vetëm një term popullor që përdoret jashtë atij që është nocioni dhe statusi i vërtetë i qeverisë. Çështja e përcaktimit të faktorit shqiptar të opozitës, jo se nuk më votuan mua, por fatkeqësisht, është një përsëritje e rasteve të ngjashme në histori”.
“Nëse shkojmë më larg, të dhënat historike tregojnë se në krijimin e shtetit grek, në 1821, dhe me themelimin e Kuvendit, ka qenë mundësia e zyrtarizimit të gjuhës shqipe në parlamentin grek. Dhe ajo nuk u bë për votën e një pjesëtari shqiptar. Historia i flet këto fakte, janë fakte historike. I kthehemi kësaj historisë më të re ku jemi; në 1998-tën, paszgjedhjeve parlamentare, opozita e atëhershme LSDM dhe pjesa tjetër e opozitës, patën propozuar të ndjerin Abdurrahman Haliti për kryetar parlamenti në Maqedoni. Për fat të keq, pjesa që kishte fituar zgjedhjet dhe që u bë pjesë e shumicës parlamentare e udhëhequr nga VMRO DPMNE në atë kohë, nuk e mbështeti, dhe për fat të keq për në përsëritet e njëjta situatë aktualisht…por fjalën e fundit do ta japë konteksti historik, unë jam i përqendruar në punën që është kompetenca ime…”, u shpreh kryeministri Xhaferi. /tch
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...