Lajme

Taksistit në Prishtinë i grabisin para dhe dy telefona, ka të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 23 May 2022

Tre persona janë arrestuar në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë të dielën, pasi dyshohet se i kanë grabitur një shumë të parave dhe dy telefona një taksisti, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftimin e policisë, thuhet se reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë, e ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe sekuestrimin e një arme.

“Ka qenë reagimi i shpejtë, i zyrtarëve policor, të stacionit Veriu në Prishtinë, ai që ka mundësuar, identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme.

-Advertisement-

Personat e dyshuar :

-B.K,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

F.A,  mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

-F.A, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku 6 raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera