Lajme

Taksa për hyrje në Stacionin e Autobusëve paguhet, por investimet në të mungojnë

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 13 October 2018

Kanë kaluar gati dy muaj nga afati i paraparë për heqjen e pagesës prej 10 centësh për secilën hyrje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Secili udhëtar edhe më tutje duhet të paguajë taksë për çdo hyrje në stacion, për të cilën thonë se është e padrejtë, raporton KTV.

Ata konsiderojnë se pagesa prej 10 centëve do të ishte me vend, nëse të hollat do të shkonin në përmirësimin e kushteve të stacionit.

-Advertisement-

E shumë të tillë, për të mos e paguar këtë taksë, duhet të presin jashtë rrethojave të stacionit.

Pronarët e autobusëve kanë pranuar prapa kamerave se duhet të ndalen jashtë stacionit të autobusëve për të marrë udhëtarë, duke rrezikuar komunikacionin.

Madje, kanë thënë se edhe mund të dëmtohen nga ky veprim, pasi që shpeshherë marrin gjoba në komunikacion.

Egzon Azemi, nga Vetëvendosje ka thënë se tërë këto po bëhen, pasi që, sipas tij, kryetari Shpend Ahmeti synon privatizim të ndërmarrjes.

Por, në komunën e Prishtinës thonë se pagesa prej 10 centëve po bëhet për qëllim të mirëmbajtjes së stacionit.

Pagesa prej 10 centëve si taksë për të hyrë në Stacion të Autobusëve, ka filluar në shtator të vitit 2017, pasi që kishte dështuar projekti për shitjen e biletave në mënyrë digjitale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera