Lajme

Taksa konfirmon përçarjen e madhe VV-LDK

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 28 February 2020

Nëse Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arrijnë një marrëveshje rreth heqjes së taksës 100 përqind dhe mos vendosjen e reciprocitetit në asnjë mënyrë, atëherë LDK ka konfirmuar se do të largohet nga Qeveria Kurti.

Se një gjë e tillë pritet të ndodhë nesër, e ka lënë të kuptohet sot edhe Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kurtit, Avdullah Hoti.

Ai ka konfirmuar se janë duke biseduar nëse do të futet heqja e taksës ose jo si agjendë në mbledhjen e sotshme të Qeverisë.

-Advertisement-

“Jemi duke biseduar për agjenden e nesërme. Bisedinet janë në nivel të Kryetarëve të partive të koalicionit, se a do të futet heqja e takses në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë”, ka thënë Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Hoti ka theksuar se LDK nuk pajtohet me propozimin e sotshëm të Kurtit dhe se për këtë duhet të ulen e të bisedojnë.

“Ne nuk pajtohemi për propozinin e sontshëm të Kurtit, dhe presim që të dakordohemi për këtë”, ka shtuar Hoti

Sidoqoftë, Hoti ka pohuar se nëse nuk ka marrëveshje me VV’në rreth çështjes së taksës, atëherë ministrat e LDK’s’ nuk do të votojnë propozimin e Kurtit fare në mbledhjen e Qeverisë.

Ndryshe, ky vendim i të parit të Qeverisë vjen pas presionit të vazhdueshëm të SHBA’së, të cilët raportohet se i kishin dhënë Kurtit ultimatum deri nesër që të vendosë rreth kësaj çështje.

Madje, ka qenë ambasadori amerikan Richard Grenell, ai i cili kishte lënë të kuptohet se nëse Kurti nuk merr një vendim për taksën, atëherë raportet e Kosovës me SHBA’në mund të përçahen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera