Lajme

Taksa ka dëmtuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 04 March 2019

Marrëdhëniet bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës janë dëmtuar. Kështu ka thënë diplomati amerikan, Philip Reeker, në një konferencë qe po mbahet në Shkup.

Sipas Reeker, i cili është raportuar se do të emërohet së shpejti në pozitën e asistentit të sekretarit të Shtetit për Ballkan, situata e krijuar është pasojë e taksës së vendosur.

Reeker ka folur para një audience të gjerë, në hapjen e konferencës “Ballkani 360”, e cila po mbahet në Shkup në organizim të Qendrës Marshall.

-Advertisement-

Reeker ka thënë edhe se SHBA nuk ka dyshime ne pavarësinë e Kosovës, porse është me rëndësi pjesëmarrja ne dialog. Kosovën askush nuk e detyron të nënshkruajë një marrëveshje qe nuk i pëlqen, ka shtuar ai në fjalën para të pranishmëve, por ajo do dëmtohet nëse nuk hyn ne bisedime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera