Taksa detyron ministrin e Maqedonisë së Veriut të vijë sot në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 20 August 2019
Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Bujqësisë Trajan Dimkovski së bashku me drejtorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Doganave u koordinuan për situatën me Kosovën pas ndalimit për importet e mjaltit dhe patateve.
Nuk ka detaje se çfarë është diskutuar dhe me çfarë do të dalë nesër Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektashi në takimin e tij me homologun Edrit Shala në Prishtinë. Produktet maqedonase i plotësojnë standardet botërore dhe nuk ka arsye që autoritetet e Kosovës t’i ndalojnë, thotë Drejtori i Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Produktet maqedonase i plotësojnë standardet botërore, standardet më të larta të kërkuara nga Bashkimi Evropian, patatet gjithashtu së shpejti për një muaj ose dy do të marrin leje për eksport në Bashkimin Evropian dhe ne do t’u kërkojmë autoriteteve të Kosovës gjatë ditës së nesërme me argumente në bazë të të cilave standarde ndërkombëtare e zbatojnë këtë ndalesë – deklaroi Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Ka reaguar edhe kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski i cili ndan mendimin e njëjtë me Safet Gërxhaliun ish kryetarin e Odës ekonomike të Kosovës. Sipas tij, ndalesa nga pala kosovare është masë populiste, e vendosur në kohë të gabuar.
“Qëndrimi i këtillë i shprehur publikisht duhet të jetë shembull se si biznesi duhet të reagojë në kushte kur merren hapa politike për miratim të vendimeve populiste. Ndryshe, ndalesa për importin e rasatit të peshkut nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por edhe me vendet tjera që nuk kanë monitorim, pasi vendi përgatitet nga viti i ardhshëm të marrë lejë për eksportin e peshkut të freskët në tregun evropian”, njoftojnë nga Oda Ekonomike.Kontesti tregtar me Prishtinën filloi kur Maqedonia e Veriut ndaloi importin e peshkut dhe ikrave me arsyetimin se Agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane. Më pas, Kosova reagoi duke vendosur bllokim për import të patates dhe mjaltit. Të dhënat e fundit të Entit të statistikës tregojnë se këtë vit për dallim nga viti i kaluar, eksporti është rritur për 38,6%. Në Kosovë në vit eksportohen 1000 ton patate ndërsa eksporti i mjaltit kap shifrën prej rreth 400 mijë euro në vit.
Të tjera
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...
-
Osmani me Speich diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Vatikan
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenj...
-
Qalaj: PDK-ja do ta udhëheqë vendin, do të ndalet ikja e të rinjve jashtë vendit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre ...
-
Studentët e Juridikut, të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi, Osmani: Sukses historik
Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botëror...
-
Tahiri: KEK ka 80 kontrata njëburimore në vlerë prej 102 milionë eurove
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka f...