Takohen Tomë Gashi e Martin Berishaj, dy ‘yjet’ e Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 27 January 2023
Dy njerëzit me të cilët identifikohet Qeveria Kurti janë takuar sot. Fotografinë e takimit e ka postuar Tomë Gashi. Ka treguar se është duke bërë plane për investime me Martin Berishajn.
Dyshja janë ndër përsonat më te famshëm me të cilët identifikohet Qeveria Kurti.
Tomë Gashi shihet në opinion si njeriu kryesor i Qeverisë Kurti për temat e sistemit të drejtësisë, duke përfshirë Vettingun e themelimin e Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ndërkaq Martin Berishaj është i vetmi që e rivalizon kryeministrin Albin Kurti për kah fama e ndikimi.
Kjo për shkak se, pavarësisht se kryediplomati kosovar në Zagreb dyshohet se ishte përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni, ai as nuk u shkarkua nga pozita që udhëheqë, e as shteti nuk ka nisur një hetim për të.
Së paku kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Shtetit dhe as nga Prokuroria Speciale pavarësisht interesimit të Gazetës Insajderi.
Kryediplomati kosovar në Zagreb, në prill të vitit të kaluar, sipas mediave në Lubjanë dyshohet se ishte përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.
Mbështetur në raportimet e asaj kohe, Berishaj dyshohet se i kishte bartur rreth 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij MB Consulting te politikani slloven, Robert Golob, tash kryeministër i vendit.
Këto para Berishaj dyshohet t’i ketë marrë nga kompania GEN, me degë në Serbi.
Kjo e fundit përgjatë viteve 2015-2022 ka derdhur mbi 1 milion euro në xhirollogarinë e MB Consulting, biznes ky në pronësi të diplomatit kosovar.
Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë komplet transaksionet bankare të firmës së dyshimtë të Martin Berishajt, dhe ka zbuluar se saktësisht 1 milion e 470 mijë e 707 euro janë transferuar në llogarinë e MB Consulting nga kompania energjetike GEN.

Të tjera
-
Katari mbyll hapësirën ajrore pas kërcënimeve iraniane ndaj SHBA-së
Katari ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon, do të mbyl...
-
Franca dënon sulmin izraelit mbi burgun në Teheran: E papranueshme, rrezikoi shtetasit tanë
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka reaguar ashpër ndaj sulmit...
-
Austri: Vajza godet dy herë me çekiç nënën derisa ajo ishte në gjumë
Një 22 vjeçare në Austri dyshohet se ka sulmuar me çekiç nënën e saj 48 vjeça...
-
Bajrami: KEK tender në vlerë prej 137,340 euro, pa studim të fizibilitetit – nuk e di se çka ka me punu kompania që e fiton
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është vënë në qendër të kritikave pas...
-
Hezbollahu njofton se nuk do të përfshihet në konfliktin midis Iranit dhe Izraelit
Udhëheqësi i Hezbollahut në Liban, Naim Kassem ka lënë të kuptohet se grupi n...
-
Konflikti Izrael -Iran, Shtuni : Një rritje tjetër e çmimit të energjisë në Kosovë do të ishte shok për ekonominë
Eksperti të sigurisë, Adrian Shtuni duke folur për zhvillimet në Lindjen e Me...
-
Zyrtari iranian: ShBA do të paguajë për luftën që mund të zgjasë deri në dy vjet
Regjimi iranian dëshiron që Shtetet e Bashkuara të “paguajnë drejtpërdrejt pë...
-
Sa po e blejmë rrymën: Pyetjet kryesore në të cilat Artane Rizvanolli s’ka përgjigje
“Për informata të sakta, më duhet të ju referoj te KOSTT-i...te KEK-u, te KED...
-
Rizvanolli: Kemi sfida, siguria e furnizimit varet nga termocentralet 62 e 42-vjeçare
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për medi...
-
Trump: Mbani çmimet e naftës të ulëta, po ju vëzhgoj
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka kërkuar që çmimet e naftës të mbahen të...
-
Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK
Nënkryetari i Prishtinës njëkohësisht edhe deputet në radhët e LDK-së, Shkemb...
-
Nga një muaj paraburgim ndaj tre të pandehurve për rrahje brutale në Shtime
Gjykata e Ferizajt ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të pandehurve, E...