Lajme

Takohen Thaçi e Veseli, bashkë më ta edhe gazetari i njohur/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 03 May 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli janë takuar sot në orët e para të mëngjesit. Bashkë më ta ka qenë edhe gazetari i njohur, Baton Haxhiu.

Të paktën kështu thonë burime të ‘Indeksonline’.

Sipas këtij burimi, takimi është zhvilluar në një nga lokalet e kryeqytetit.

-Advertisement-

Sigurisht temat si demarkacioni dhe zgjedhjet kanë qenë tema të pashmangshme në këtë takim.

Ndryshe, kjo javë vlerësohet si përcaktuese nëse vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

‘Indeksonline’, ka raportuar një ditë më parë se datat më të mundshme për organizimin e zgjedhjeve janë: 11 ose 18 qershori./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera