Lajme

Takohen Thaçi e Merkel

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 17 May 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel në kuadër të Samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se vizioni i kancelares Angela Merkel, i shpalosur sot në Samitin e Sofjes, është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Kancelaren Merkel e falënderova për mbështetjen e shtetit gjerman dhe i rikonfirmova angazhimin për përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare, por edhe përkushtimin tonë për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin rajonal e më gjerë”, ka shkruar Thaçi.

-Advertisement-

Sipas tij, bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera