Lajme

Takohen sërish Glauk Konjufca e Visar Ymeri, i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 22 March 2022

Dy ish-bashkëpunëtorët në VV, Glauk Konjufca e Visar Ymeri kanë shtrënguar sot duart me njëri-tjetrin.

Bashkë ata i ka bërë një ngjarje ku Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në këtë ngjarje ishte pjesëmarrës Visar Ymeri që është drejtor i këtij institute dhe Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Konjufcës:

Memorandum bashkëpunimi me Kuvendin e Republikës.

Sot, Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës, që përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të ofrojë qasje në të dhëna publike sipas legjislacionit në fuqi për monitorimin e politikave sociale, ndërsa Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari do të ofrojë rekomandime, asistencë dhe ekspertizë për komisionet relevante të Kuvendit që lidhen me politikat sociale.

Memorandumin e kanë firmosur z.Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe z.Visar Ymeri, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari.

#PolitikaSociale #Kuvendi #IPSMK #Monitorim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera