Lajme

Takohen kryetari i Bujanocit dhe Donika Gërvalla, ja çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 16 December 2021

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në kuadër të vizitës së saj në Luginë të Preshevës.

Ai tha se ka njoftuar Gërvallën me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga shteti serb në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi,, njofton Klan Kosova.

Me theks të veçantë, Arifi i shprehi Gërvallës shqetësimin e masivizimit të adresave të shqiptarëve, si dhe mosnjohja e diplomave të fituara në Universitetet e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, ka shkruar Arifi.

Gërvalla nga Bujanoci do të shkojë edhe në komunë të Preshevës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera