Lajme

Takohen kryeshefi i IPK-së dhe drejtori i Policisë

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 03 March 2021

Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, ka pritur sot në objektin e Inspektoratit Policor në një takim pune drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Hodaj dhe Mehmeti në këtë takim pune në të cilin ishin prezentë zyrtarë të lartë të menaxhmentit të IPK-së dhe PK-së, diskutuan për çështje që ndërlidhen me fuqizimin e integritetit policor, ngritjen e nivelit të disiplinës si edhe imazhit policor.

“Si drejtori i përgjithshëm i PK-së, ashtu edhe kryeshfi ekzekutiv  i IPK-së u shprehen se do të mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore nga policia, në mënyrë profesionale për të gjithë qytetarët e vendit.

-Advertisement-

Të dy-ja palët, po ashtu u zotuan se për qëllim të ofrimit të një shërbimi policor më efikas dhe cilësor, nuk do të tolerohen sjelljet e mundshme jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore si edhe do të trajtohet secili pretendim i qytetarëve për shkelje të të drejtave të njeriut”, thekson komunikata.

Në takim u diskutua edhe pjesa e planifikimeve të policisë për realizimin e projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policorë dhe projektit, i cili tanimë është në implementim rreth vendosjes së kamerave në stacione policore si projekte që bartin kosto financiare, por, që konsiderohen shumë të rëndësishme me qëllim të ngritjes së transparencës, ngritjes së nivelit të displinës dhe menaxhimit më efikas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera