Lajme

Takohen Haradinaj, Veseli e Apostolova

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 13 July 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim konsultativ me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe shefen e Misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e Reformës së Administratës Publike.

Me theks të veçantë është biseduar për procesin e finalizimit të tri ligjeve, të cilat e rregullojnë administratën publike në Kosovë. Lidhur me këtë temë kryeministri Haradinaj ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha çështjet që ndërlidhen me Reformën në Administratën Publike, të përmbyllen në afat optimal.

Kryeministri Haradinaj tha: “Këto ligje rregullojnë administratën shtetërore që ndërlidhet me Agjendën e Reformave Evropiane, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe që janë shtylla e një shteti funksional”.

-Advertisement-

Ishte dakordim i përbashkët që institucionet e Kosovës me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, të finalizojnë hartimin dhe miratimin e pakos së Ligjeve të Administratës Publike, të cilat kanë kaluar nëpër një proces të gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera