Lajme

Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 22 November 2024

Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E para si gruaja më e shkurtë në botë, dhe e dyta si gruaja më e gjatë në botë.

Ato janë takuar për herë të parë mes vete dje në Londër, me rastin e 20-vjetorit të Ditës së Rekordeve Guinness, ku kanë pirë çaj së bashku.

Amge është nga India dhe është e gjatë 62.8 cm, derisa Gelgi vjen nga Turqia dhe gjatësia e saj është 215.16cm.

-Advertisement-

Ta takoja Jyotin për herë të parë ishte e mrekullueshme”, tha Rumeysa pas takimit.

“Ajo është gruaja më e mrekullueshme. Isha duke pritur ta takoja atë për një kohë të gjatë”, shtoi tutje ajo.

Ndërkohë, Yjoti tha se është e mësuar të shikojë lartë dhe të shoh njerëz më të gjatë se ajo, por se “isha shumë e lumtur të shikoja lartë dhe të shihja gruan më të gjatë në botë”.

Videoja e takimit të tyre ka marrë deri tash rreth 3 milionë pëlqime.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera