Lajme

Takimi trepalësh në Bruksel mes Bislimit, Petkoviqit dhe Lajçakut ishte planifikuar për në orën 15:00

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 17 December 2024

Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë më emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.

Siç raporton Euronews, takimi trepalësh në mes të emisarit special Lajçak me Bislimin dhe Pektoviqin është planifikuar të niste në orën 15:00.

Siç raporton Euronews në gjuhën serbe, delegacioni nga Beogradi ka kërkuar që të mbahet një takim trepalësh dhe të diskutohet për “situatën në Kosovë, deeskalimin dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.

-Advertisement-

Komisioni Evropian njoftoi më herët se do të ketë një sërë temash në tryezë. Takimi i fundit fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik është mbajtur në Bruksel më 24 tetor, kur është mbajtur një takim trepalësh. Megjithatë, palët nuk arritën të bëjnë përparim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera