Fokus

Takimi trepalësh në Bruksel| A do ta shtyjë Kurti afatin për targat?

Autori: Samire Jaha 11:09 | 21 November 2022

Tashmë takimi trepalësh në Bruksel në mes të kryeministrti të vendit Albin Kurit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian, Josep Borrell, ka filluar, shkruan Gazeta Infokus.

E nga ky takim po kërkohet një zgjidhje e menjëhershme për targat që të dalim nga situata e krijuar në veri.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, ish anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog, Gazmir Raci, ka thënë se zgjidhja e targave i hap një mundësi Kosovës për marrëveshje finale.

“Duhet zgjidhje për me kalu këtë ngërç momental dhe për ti hapur mundësi marrëveshjes finale”, ka deklaruar shkurt Raci për Infokus.

Kujtojmë, që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar./Gazeta Infokus/

Etiketa:

Të tjera