Lajme

Takimi në Bruksel, deputetja e LDK-së: Synohet mbyllja e shpejtë e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 19 February 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Buksel në kuadër të dialogut.

Takimin e 27 shkurtit e ka konfirmuar edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili tha se shpreson që Kosova e Serbia ta pranojnë planin evropian.

Lidhur me këtë takim, deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, thotë se ky takim konfirmon se synohet mbyllja e dialogut në afat sa më të shpejtë.

-Advertisement-

“Takimi i radhës në Bruksel konfirmon atë që kemi thënë edhe më herët se ka një dinamikë të re në kuadër të bisedimeve, për çka synohet edhe përmbyllja e dialogut në një afat më të shpejtë”, thotë ajo.

Sipas deputetes, është në dorën e Kurtit se si do të pozicionohet karshi marrëveshjes përfundimtare.

“Tani është në dorë të Kryeministrit Kurti, se si do të pozicionohet karshi marrëveshjes përfundimtare, të cilën parimisht tanimë e ka pranuar pa njohje në qendër, që nënkupton kthim mbrapa në proces dhe humbje të madhe për Republikën e Kosovës”, deklaron Rrezarta Krasniqi për Gazeta Blic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera