Lajme

Takimi me Lajçakun, Vuçiq thotë se duhet të zbatohen marrëveshjet me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 17 October 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka insistuar që marrëveshjet e arritura në Bruksel të zbatohen.

“Një bisedë serioze dhe të përgjegjshme me Miroslav Lajçakun për çështjet e hapura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinë. Ne vazhdojmë të luftojmë për të shpëtuar vendin dhe popullin tonë duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshje të arritura deri më tash dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.

Lajçak javën e kaluar ishte në Prishtinë, ku ishte takuar me kryeministrin Albin Kurtin.

-Advertisement-

E në Prishtinë kishte thënë se në Beograd do t’i diskutojë temat e njëjta.

Pra tema që lidhen me targat, marrëveshjen për energjinë si dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera