Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, Beogradi:Takim i rëndësishëm, pritet presion

Autori: Gazeta inFokus
07:58 | 08 September 2023
Takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq nën ndërmjetësimin e BE-së, në Beograd po konsiderohet si një ndër takimet më të rëndësishme. Njohës të zhvillimeve politike atje vlerësojnë se ky takim pritet të rezultojë me presion më të madh për t`i bindur serbët në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme në 4 komunat veriore të Kosovës.
Në Beograd pritet që takimi i ardhshëm në Bruksel mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës të jetë një nga më të rëndësishmit në procesin e dialogut. Sipas disa përfaqësuesve politikë, zgjedhjet në veri të Kosovës do të jenë një nga temat kryesore, ndërsa ndaj Serbisë, sipas tyre, pritet presion i madh për t’i bindur serbët në Kosovë që të votojnë në ato zgjedhje.
“Serbia është nën mbikëqyrje më të madhe se Kosova dhe mendoj se Serbia është gjithashtu një shkaktar më i madh i këtyre përshkallëzimeve. Pres që kryeministri Kurti, siç paralajmëroi ai vetë, të shpallë zgjedhje në çdo moment, madje deri në fund të vitit, por pajtohem që topi është në radhë të parë në fushën e Beogradit dhe mendoj se në këtë funksion janë edhe kërcënimet nga Franca për regjimin e vizave”, ka thënë Zoran Vulletiq nga Forumi Demokratik Qytetar.
Duke qenë se ky takim po zhvillohet pas tensioneve në veri të Kosovës, analistët thonë se
perëndimi beson se në shkurt u arrit marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, prandaj do të bëhet gjithçka që të zbatohet ai plan.
“Ky është një nga takimet më të rëndësishme në periudhën e ardhshme. Pas atij takimi do të dihet nëse në muajt e ardhshëm do të ketë normalizim dhe shtensionin apo situata në veri të Kosovës do të zgjatet me ngjarje të reja të padëshiruara që mund të ndodhin nëse nuk arrihet marrëveshja”, tha Dragisha Mijaçiq nga Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial.
A do ketë në Bruksel një hap drejt normalizimit apo një shtyrje, mbetet për t’u parë. Mirëpo, në Beograd besohet se ky është momenti më i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve Kosovë-Serbi para zgjedhjeve evropiane dhe amerikane në vitin e ardhshëm, kur vëmendja do t’i kushtohet temave dhe problemeve të tjera.

Të tjera
-
BBC: Zjermi i Shqipërisë, mënyra perfekte për të mbyllur gjithçka në Eurovision
Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis tra...
-
“Zjerm” elektrizon publikun në finalen e Eurovisionit
Me këngën “Zjerm”, interpretuesit Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca u ngjitën në...
-
Rubio mirëpret marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve mes Ukrainës e Rusisë
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, përshëndeti sot nga Roma marrëves...
-
Trump “i vë vulën”: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund luf*ta në Ukrainë!
Pasi bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll dështuan të prodhojnë rezulta...
-
Takimi me Macron në Tiranë, Osmani thotë se biseduan për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin francez Emma...
-
Edhe pak minuta, kështu mund të votohet për “Shkodrën Elektronike” në natën finale
Ka nisur nata finale e Eurovisionit, ku Shqipëria po përfaqësohet nga grupi “...
-
‘E ka rrok makina…”, biznismeni mezi mban lotët kur rrëfen se si e humbi motrën më të vogël
Biznismeni i njohur, Besnik Imeri, me emocione të mëdha tregon ngjarjen se si...
-
Osmani takohet me Erdoganin, e falënderon për bashkëpunimin në përforcimin e pozitës ndërkombëtare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin turk, Recep Tayyip ...
-
Nemo, fituesi i Eurovisionit në 2024-në, edhe në finalen e sivjetme në Bazel theu “kode”
Këngëtari zviceran Nemo është rikthyer për të përsëritur këngën e tij fituese...
-
The*je me thi*ë në një kafeteri të Prishtinës, nga Emergjenca flasin për gjendjen e dy të lënduarve
Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi j...
-
Norvegjia, shteti i parë që e nis Eurovisionin
Norvegjia është nga shtetet e para që ka nisur performimin në festivalin më t...
-
Si funksionon votimi në Eurovision?
Eurovisioni është rikthyer – këtë herë në Bazel të Zvicrës. Gara evropiane e ...