“Takimi i sotëm në Bruksel ka dështuar, fajtorë të dyja palët”

Autori: Gazeta inFokus
21:23 | 22 June 2023
Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, në Kanal10, vetarani i gazetarisë dhe zyrtari i NATO-s, Afrim Gjonbalaj, foli rreth takimeve që sot u zhvilluan në Bruksel, ku Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell ka takuar ndaras Kurtin dhe Vuçiq.
Gjonbalaj tha se nuk ka pasur takim mes Kurtit dhe Vuçiq por është insistuar në tri pikat si tërheqja e policisë speciale të kosovës nga veriu, e dyta caktimi i datave për zgjedhje në veri dhe tre, kërkohet nga Beogradi që të sigurojë pjesëmarrjen e serbëve të veriut në zgjedhje.
“Takimi ka dështuar, nuk ka ndonjë rezultat nga takimet. “Sakicat” po thyen te këto tri pika”, tha ai.
Sipas tij edhe për disa muaj nuk do të kemi zgjidhje për veriun.
“Borrel dhe BE-ja janë në çorrsokak, i ka dhënë shumë hapësirë Serbisë nga takimi i Ohrit duke besuar se ajo do të zbatojë marrëveshjen”, tha tutje Gjonbalaj.

Të tjera
-
Rutte pas takimit me Trump: Topi është qartë në fushën e Rusisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar situatën aktuale ...
-
AAK-ja s’ndryshon qëndrim, nuk e votojnë as nesër Haxhiun
Nesër me fillim të orës 10:00 pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit ...
-
Deda: Konjufcën krejt Kuvendi e voton – nuk e di pse Haxhiu e ka pranuar nominimin
Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se kur VV-ja s’ka të drejtë t’i kërkojë...
-
Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se ka pasur t...
-
Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka komentuar ...
-
Ngërçi për kryeparlamentarin, edhe seanca e së premtes pritet të dështojë
Edhe seanca e nesërme pritet të jetë e njejtë sikurse seancat e kaluara si kë...
-
Krasniqi: LVV e pakënaqur me Glauk Konjufcën
Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, deklaroi se ish-kryetari i Kuv...
-
VV e konfirmon: Kemi pranuar të bëjmë ministre Duda B
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se partia ka pr...
-
Tërmet në Shqipëri
Para pak minutave ka ndodhur një tërmet në shtetin e Shqipërisë. Termeti k...
-
Kurti për takimin Porfirije-Putin: Partneritet strategjik që e vë rajonin në rrezik serioz
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi mes kreut të Kis...
-
Shkarkimi i Kryeshefit të KOSTT, raportohet se dosje për keqpërdorimet e tij janë deponuar në Prokurori
KOSTT ka njoftuar të enjten përmes një komunikate se kanë shkarkuar Evetar Ze...
-
Trump fillon të shesë online veshje të vitit 2028, shtohet ideja se do garojë për mandat të tretë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka filluar të shesë veshje të vitit 2028 ...