Lajme

Takimi i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe donatorëve për bashkëfinancim të Grantit të Performancës Komunale

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 29 October 2021

Bashkëpunimi për fazën e re të Grantit të Performancës për periudhën 2022 – 2025, draftimi i ligjit të ri të bazuar në Grantin e Performancës Komunale dhe temat tjera me interes të përbashkët ishin pikat kyçe të diskutimit në mes të përfaqësuesve nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe donatorëve nga Granti i Performancës Komunale.

Në këtë takim përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës ishin zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Ndërsa nga donatorët të cilët bashkëfinancojnë Grantin e Performancës ishin ambasadori i Zvicrës në Republikën e Kosovë, shkëlqësia e tij Thomas Kolly, përfaqësues nga Ambasada Suedeze, përfaqësues nga ambasada Norvegjeze si dhe nga zyra e BE-së në Kosovë. Granti i Performancës Komunale ka për qëllim të nxisë konkurrencën ndërmjet komunave në Kosovë duke ndarë mjete bazuar në meritokraci dhe kritere te qarta”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më tej, në njoftim thuhet se, ky grant ka marrë  vlerësime të larta në raportin e progresit dhe shihet si model i cili duhet të zgjerohet dhe insitucionalizohet në kuadër të qeverisë.

“Programi bashkëfinancohet nga MAPL, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada Zvicrane, Suedeze dhe Norvegjeze dhe parashihet të ketë nje vlerë mbi 34 milion euro per 4 vitet e ardhshme duke mos përfshirë asistencën teknike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera