Takimi i nxehtë i LDK-së, shkak emri i Driton Selmanajt
Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 02 June 2020
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kandidati për kryeministër të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, prezantuan të martën emrat e ministrave për kabinetin qeveritar të këtij të fundi nga LDK-ja, por brenda në takim nuk munguan pakënaqësitë.
Siç merr vesh Gazeta Infokus nga burimet brenda takimit, debati u nxeh kur në rend erdhi emri i Driton Selmanajt për zv.kryeministër, për çka pati shumë pakënaqësi nga ana e një pjese të madhe të kryesisë së partisë.
Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve të jo pak anëtarëve të kryesisë, Selmanaj me ndihmën e kryetarit Mustafa dhe pretendentit për shef qeverie, Avdullah Hoti, ka arritur të propozohet për postin e të dytit në qeverinë e këtij te fundit, nëse ajo merr votat e nevojshme në seancën e nesërme të Kuvendit.
Po ashtu nga ky burim, Gazeta Infokus merr vesh se një telashe tjetër gjatë këtij takimi të parisë së LDK-së ka qenë edhe emri i kandidatit për ministër të Shëndetësisë. Fillimisht ishte folur për emrin e infektologut, Valbon Krasniqi, por gjatë diskutimeve është vendosur që në krye të këtij dikasteri të mos emërohet një mjek, por një person me bagazh dhe përvojë ekonomike e menaxheriale, ku janë përmend disa emra të zyrtarëve të lartë të LDK-së.
Por, sipas këtij burimi, duket se me këto propozime nuk është pajtuar Hoti, çka ka sjellë edhe një takim të veçant të kryetarit Mustafa me nënkryetarët e partisë.
Pas këtij takimi, me kërkesë të Hotit është vendos që Besian Mustafa te vazhdoj të mbetët ministër i Bujqësisë, dikaster që e drejton edhe tash si pjesë e kabinetit Kurti, ndërsa në krye te Ministrisë së Shëndetësisë të emërohet Armend Zemaj.
Pas takimit, ka qenë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti dhe shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi ata që kanë dala para mediave për t’i kumtuar emrat e ministrave të kabinetit Hoti.
E ata janë:
Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike
Hikmete Bajrami, Ministre e Financave
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës
Ndërsa, ish-analisti politik që iu bashkua LDK-së e i cili më pas mori votat për deputet, u shpërblye nga kjo parti me postin e zëvendëskryeministrit./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...