Lajme

Takimi i ministrit me gastronomët, këto janë masat që pritet të ndryshojnë

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 17 December 2021

Sot ose nesër pritet që Ministria e Shëndetësisë të japë një përgjigje për kërkesat e gastronomisë që këta të fundit i paraqiten para ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi në takimin e të enjtes.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva ka treguar se cilat ishin kërkesat e tyre sa i përket ndryshimit të masave anticovid që janë në fuqi.

Sogojeva ka thënë për Gazetën Infokus, se ata kanë kërkuar nga ministri heqjen e orës policore, zgjatjen e orarit të gastronomisë e lejimin e ahengjeve.

-Advertisement-

“Në takimin me ministrin kërkuam zgjatjen e orarit të gastronomisë, heqjen e orës policore, lejimi i të gjitha ahengjeve”, tha ai.

Ai ka thënë se ka parë shenja pozitive sa i përket pranimit të kresave të tyre.

“Ka qenë një takim shumë konstruktiv, shumë i mirë edhe si kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës pres përgjigje pozitive”, tha Sogojeva.

Po ashtu, Sogojeva ka thënë se afati për kthimin e një përgjigje nga ministria është 48 orë, por tashmë kanë kaluar 24 orë që nga takimi.

“Ne jemi taku dje me ministrin dhe presim që për 48 orë të na kthejë përgjigje. Ne jemi zotu që asnjë pjesëmarrës në ahengje nuk mundet me marrë pjesë pa vaksinë ose që se ka testin PCR”, shtoi ai.

Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) dhe Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës (SHGK)./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera