Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo

Autori: Gazeta inFokus
23:42 | 25 June 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kryetarët e komunave në qendrën turistike, Prevallë, ku tha se kanë diskutuar në dy sesione të ndara të drejtat e drejtësinë dhe ekonominë e financat.
Mirëpo, ajo që u vërejt nga fotografitë që i ka publikuar vetë Kurti, është pjesëmarrja e ulët e kryetarëve të komunave në takimin e thirrur dhe organizuar nga qeveria. Në takim kanë marrë pjesë kryetarë komunash që vijnë nga Vetëvendosje dhe vetëm disa që vijnë nga parti të tjera.
Përveç kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, kryetarit të Kamenicës Kadri Rahimaj, kryetarit të Shtimes Qemajl Aliu që vijnë nga VV, kryetarë pjesëmarrës në këtë takim nga parti të tjera ishin edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, kryetari i Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi dhe nënkryetari i Kaçanikut Samedin Vishi.
Ndërkohë që munguan kryetari i Ferizajt Agim Aliu, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, kryetari i Gjakovës Ardian Gjini dhe shumë të tjerë.
Të pranishëm kanë qenë edhe ministrat Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Emilja Rexhepi si dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.
Qeveria Kurti, nga ardhja në pushtet, ka pasur disa përplasje me Asociacionin e Komunave të Kosovës që lidhen me çështje të ndryshme. Shpeshherë, AKK ka akuzuar Kurtin për shpërfillje të komunave në vendimmarrje.
Në takimin e sotshëm me disa prej kryetarëve të komunave në Prevallë, Kurti ka kërkuar përgjegjësi në menaxhimin e parasë publike dhe ka thënë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
“Ashtu sikurse liria që nuk dhurohet por fitohet, as drejtësia nuk jepet, por duhet të vendoset. Po punojmë që ta ndërtojmë një sistem që vendosë drejtësi të bazuar vetëm në ligj. Nuk mund të ketë individë më të fuqishëm se shteti, as grup më të fuqishëm se Republika, e rrjedhimisht asnjeri mbi ligjin apo anash tij”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se ka dëgjuar me vëmendje krerët e komunave dhe ka regjistruar me kujdes çështjet, kërkesat dhe nevojat e tyre.
Të tjera
-
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ish-ministëri i Financave, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kur...
-
Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mu...
-
MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator
Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pun...
-
Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik
Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeminis...
-
Ekskluzive: Flet Aida Birinxhiku, 23 vjeçarja nga Kosova që po shkëlqen në fushatën e partisë Socialdemokrate në garë për deputete në parlamentin Suedez
Aida Birinxhiku është vetëm 23 vjeçare, por ka arritur të bëhet një emër i nj...
-
Kievi thotë se rusët po tentojnë t’ia zhvendosin forcat nga Donbasi
Ofensiva ruse është duke vazhduar drejt qyteteve Bakmut dhe Avdjivka në rajon...
-
Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...
-
Trump: Agjentët e FBI-së më bastisën shtëpinë në Florida
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se agjentë të Byrosë Federale...
-
Prokuroria në Ferizaj edhe sot vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe...
-
Ky është numri i pacientëve të shtrirë me Covid-19 në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga Co...
-
MPB-ja hap konkurs pune për 50 persona pa fakultet dhe përvojë
Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një konkurs për 50 vende të lira në ...
-
Kërcënohet drejtori i një klinike në QKUK
Një udhëheqës (drejtor) pranë klinikës në Qendrën Klinike Universitare të Kos...