Lajme

Takimi i fundit me babain e tij në burg – rrëfimi emocionues i djalit të Ukshin Hotit

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 19 July 2021

Takimi i fundit më të atin, Ukshin Hotin,  nuk ishte edhe aq i mirë për djalin, Andin Hoti.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin N’Konak, Andin Hoti ka rrëfyer për takimin e fundit që kishin në burg, shkruan Gazeta Infokus.

Ai thotë se në këtë vizitë gardianet serb kishin një kërkesë e cila ishte e parealizueshme për ta.

-Advertisement-

“E kujtojë vizitën e fundi në dhjetor të 1998 në vizitën më babin ku nuk na kanë lanë me fol, kërkesa e gardianëve  serbe, ka qenë te flitet serbishte, unë përveç që nuk e kam ditë dhe nuk e di gjuhën serbe, babai nuk lënë që familja e tij të flas në serbisht. Dhe krejt cka kujtojë është  grilat, babin në njerën anë dhe ne në anën tjetër”, ka thënë Hoti.

Më poshtë gjeni emisionin e plotë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera