Uncategorized

Takimi i dhjetë i Grupit të Kontaktit për Ukrainën, Mehaj: Krah për krah me partnerët tanë

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 16 March 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën.

Takimi ishte i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J.Austin III.

Mehaj ka thënë se Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate, të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin.

-Advertisement-

“Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje”, ka shkruar ministri në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera