“Takimi i 2 majit Kurti-Vuçiq i vështirë”
Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 29 April 2023
Pas Ohrit, Brukseli do ta mbledhë në takim, më 2 maj, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.
Për këtë takim, Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën, sipas së cilës, palët pritet ta miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi dhe diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.
Këtë takim e shohin të vështirë njohësit e çështjeve politike, sipas të cilëve, tanimë Kosova e Serbia po hyjnë në fazën e fundit të dialogut disavjeçar.
“Ajo që është e qartë muajt në vijim do të jenë muajt vendimtar për përfundimin e shtetndërtimit ndërkombëtar të Kosovës, i cili pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 po përfundon tash me vendosjen e autonomisë asimetrike me elemente të autonomisë territoriale për komunitetin serb të Kosovës”, ka thënë analisti Artan Mustafa.
Ndërkohë, Artan Muhaxhiri thotë se zhvillimet e fundit në vend do të kenë ndikim në takimin e 2 majit.
“Takimi i 2 majit do të jetë shumë i vështirë, shumë i rëndë sepse pozicionet janë diametrisht të kundërta dhe ndërkohë kanë ndodh shumë ngjarje të rëndësishme që me siguri do të kenë ndikimin e vet edhe në atmosferën e atij takimi, por ajo që është më me rëndësi, me siguri do të kemi hapa konstruktiv përpara sepse nuk mendoj që as bashkësia ndërkombëtare po as Kosova e Serbia nuk do të lejojnë të humbet aq lehtë progresi i arritur në Ohër”, ka thënë Muhaxhiri.
Më 18 shkurt, Kurti e Vuçiq u takuan në Ohër me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku nënshkruan aneksin e zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi./RTK/
Të tjera
-
Protestuesit hynë në pistë, mbyllet aeroporti i Mynihut
Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivist...
-
Policia nis hetimet për vdẹkjen e një burri në Prizren, dyshohet se vdịq si pasojë e kontaktit me rrymën
Një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën, raporton Exp...
-
Këto janë komunat ku vazhdon regjistrimi i popullësisë, diaspora ka kohë deri më 31 gusht
Shumica e komunave në vend, e kanë përmbyllur dje procesin e regjistrimit të ...
-
PDK-ja do t’i propozoj Kuvendit rrëzimin e qeverisë gjatë javës së ardhshme
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se në fillim të javës së ardhsh...
-
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej O’Brien, Rama: Fotografia u shkëput nga konteksti
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me fotografinë që u bë d...
-
Mosanëtarësimi në KiE, Kurti falënderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje
Kryeministri Albin Kurti ka pritur dje në takim Ambasadorin e Mbretërisë së B...
-
Raportohet i zhdukur një person në Prishtinë, ishte me vëllain kur u largua e s’u pa më
Është raportuar për një person të zhdukur në Prishtinë që nga 13 maji. Ank...
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...