Takimi Hoxha-Danielsson, flasin për proceset integruese të Kosovës (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 04 Tetor 2017
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Kristian Danielsson.
Në fillim të takimit, Hoxha theksoi se dita e sotme ishte ditë e mire për Kosovën, ditë e mirë për qytetarët e saj, ngase, me 98 vota, u miratua marrëveshja Financiare, IPA 2016, duke unifikuar edhe faktorin politik si dëshmi se rruga integruese evropiane, është konsensus nacional.
“Pritjet e qytetarëve janë të mëdha, institucionet me seriozitet dhe përkushtimin më të madh po punojnë në zbatimin e MSA-së dhe obligimeve tjera që dalin nga procesi integrues”, theksoi Ministrja Hoxha.
Ajo tha se përshpejtimi i kësaj dinamike do të bëhet duke punuar me të gjitha institucionet për përmbushjen e obligimeve që janë pjesë e Agjendës së Reformave Evropiane dhe MSA-së në tërësi.
Danielsson vlerësoi lartë përkushtimin e Ministres Hoxha dhe angazhimin për realizimin e prioriteteve në mandatin e saj ministror, duke theksuar se Drejtoria që ai udhëheq, do ta japë përkrahjen e plotë për Kosovën, në tejkalimin e sfidave integruese.
Institucionet e Kosovës po punojnë edhe në avancimin e politikave të arsimit dhe punësimit. Ligji për Arsimin e Lartë pritet të riprocedohet gjatë vitit 2018 meqë i njëjti është tërhequr pas kundërshtimeve të Listës Serbe.
Po ashtu strategjia për punësim dhe Politika Sociale është në fazën finale të konsultimeve dhe pritet të aprovohet brenda muajit tetor të këtij viti.
“Përfshirja e Kosovës në planet për zgjerim, është e një rëndësie të madhe, theksoi Ministrja Hoxha. Qytetarët tanë të jenë të informuar se puna e institucioneve të Kosovës dhe reformat përkatëse po rezultojnë me progres në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Besoj fuqishëm se Kosova duhet të jetë pjesë e planeve për zgjerim dhe të trajtohet barabartë me vendet fqinje”, theksoi Ministrja Hoxha, duke ftuar institucionet t’i përmbushin kriteret dhe obligimet në këtë proces.
Danielsson vlerësoi angazhimet e tërësishme të institucioneve duke ofruar edhe përkrahjen e mëtejshme të proceseve integruese të Kosovës në realizimin e synimeve dhe konsensusit nacional euro-integrues.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























