Lajme

Takimi dhe përqafimi i ngrohtë i ambasadorit të Palestinës në Beograd, me kriminelin Sheshel

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 17 November 2023

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel ka takuar dje ambasadorin e Palestinës Muhamed Al Namur.

Shesheli, i cili është edhe kandidati i radikalëve për kryeministër, ka pritur ambasadorin palestinez në selinë e partisë, në Beograd, teksa shihet se ka pasur një takim të ngrohtë me të.

Në pamjet e publikuara në mediat serbe, ambasadori palestinez dhe krimineli Sheshel shihen nën përqafim të ngrohtë.

-Advertisement-

Siç raportohet, në takim Sheshel tha se Izraeli po kryen gjenocid ndaj palestinezëve.

“Populli serb, si viktima e parë evropiane e imperializmit amerikan, ka detyrim moral të ngrejë zërin dhe të kundërshtojë persekutimin e paprecedentë të popullit palestinez, i cili qëndron pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, citohet të ketë thënë Sheshel.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi më 7 tetor, pasi grupi ekstremist sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.

Izraeli është kundërpërgjigjur duke rrethuar Gazën – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – dhe duke kryer sulme të pareshtura ajrore, por edhe tokësore.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, që udhëheq me Gazën që nga viti 2007.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera