Takimi Biden-Xi, udhëheqësit kërkojnë të shmangin konflikte

Autori: Gazeta inFokus
18:47 | 14 November 2022
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping, zhvilluan diskutime “të hapura dhe të sinqerta”. Të dy presidentët ndodhen në Bali të Indonezisë për samitin e Grupit të 20 vendeve më të zhvilluara. Takimi zhvillohet ndërsa superfuqitë synojnë të “menaxhojnë” dallimet mes tyre ndërsa konkurrojnë për ndikimin global mes tensioneve në rritje ekonomike dhe atyre të sigurisë.
Presidenti Joe Biden kundërshtoi “veprimet gjithnjë e më agresive” të Kinës ndaj Tajvanit dhe ngriti shqetësime për të drejtat e njeriut në lidhje me sjelljen e Pekinit në rajonin Xinjiang, Tibet dhe Hong Kong gjatë takimit të tij të parë të drejtpërdrejt të hënën me Presidentin Xi Jinping, tha Shtëpia e Bardhë.
Në një konferencë shtypi pas takimit, presidenti Biden përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për politikën e saj afatgjatë të një Kine të vetme.
“Politika jonë e një Kine nuk ka ndryshuar. Ne kundërshtojmë ndryshime të njëanëshme të status-kuosë nga secila palë, dhe jemi të angazhuar për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në ishullin e Tajvanit”, tha presidenti.
Presidenti shtoi se pavarësisht kërcënimeve të Pekinit kohët e fundit, ai nuk beson se “ka ndonjë përpjekje të afërt nga ana e Kinës për të pushtuar Tajvanin”.
Takimi, në mes të një turneu shtatë-ditor të presidentit Biden në botë, erdhi ndërsa superfuqitë synojnë të “menaxhojnë” dallimet mes tyre ndërsa konkurrojnë për ndikim global mes tensioneve në rritje ekonomike dhe atyre të sigurisë.
“Bota pret që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të trajtojnë siç duhet marrëdhëniet. Dhe takimi ynë ka tërhequr vëmendjen e botës. Kështu që duhet të punojmë me të gjitha vendet për të sjellë më shumë shpresë për paqen botërore, besim më të madh në stabilitetin global dhe një shtysë më të fortë për zhvillimin e përbashkët”, tha para takimit presidenti Xi.
Presidentët Biden dhe Xi ranë dakord gjithashtu se “një luftë bërthamore nuk duhet të zhvillohet kurrë” dhe nuk mund të fitohet, një referncë ndaj kërcënimeve të fshehta të zyrtarëve rusë për përdorimin e armëve atomike në Ukrainë.
“Diskutuam rreth agresionit rus kundër Ukrainës dhe ndamë besimin e përbashkët se kërcënimi apo përdorimi i armëve bërthamore është absolutisht i papranueshëm”, tha presidenti Biden.
Presidentët Biden dhe Xi ranë dakord të bashkëpunojnë në fusha si ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e stabilitetit global financiar, shëndetësor dhe ushqimor.
“A mendoj se ai është i gatshëm të bëjë kompromis për çështje të ndryshme? Po. Unë mendoj se ai e kupton këtë, tha presidenti.
Presidenti Biden tha se kërkoi që sekretari Blinken të udhëtojë në Kinë për të vazhduar diskutimet dhe për të mbajtur të hapura linjat e komunikimit mes të dy vendeve.
Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë janë përpjekur vazhdimisht të minimizojnë çdo nocion të konfliktit me Kinën. Por marrëdhëniet SHBA-Kinë janë bërë gjithnjë e më të tensionuara gjatë presidencës së zotit Biden. /VOA

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të martën
Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e...
-
Putin refuzoi armëpushimin e plotë/ Trump: Jam i zemëruar dhe i pakënaqur me të, ata po bombardojnë si të çmendur…
Presidenti Donald Trump, gjatë diskutimit me kryeministrin izraelit Benjamin ...
-
Lekaj i prerë: Në asnjë mënyrë nuk ia bëjmë Kurtit qeverinë, edhe po të na jap kryeministrin
Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se në as...
-
Publikohet dokumenti i vitit 1999: Serbët kishin lëshuar urdhër-arrest për Hashim Thaçin
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shk...
-
Fahrije Hoti çon në Athinë rrëfimin historik frymëzues të grave të Krushës
Një bashkëbisedim i jashtëzakonshëm me zonjën Fahrije Hoti, iu është ofruar a...
-
Sekuestrohet substancë narkotike dhe ndalohet një person i dyshuar në Podujevë
Stacioni Policor në Podujevë, pas pranimit të informatës dhe realizimit të ve...
-
Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës
Me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun ve...
-
“A u takove me Radoiçiqin?”, Duda Balje thotë Jo, por e sfidon Kurtin: Hajde në Reçan
Duda Balje, deputetja e SDU ka bërë thirrje publike ndaj kreut të VV-së, Albi...
-
Kurti kritika BE-së: Po i mbështet politikat e Serbisë, të Kosovës veç po pëlqehen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një panel të sotëm diskutimi në Bruks...
-
Trump në takim me Netanyahun: Lufta në Gazë duhet të marrë fund
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me ...
-
Shprehja “hajvan”, Dërguti: Kurti duhet të kërkojë falje
Mbrëmjen e 9 shkurtit kur po e shpallte fitoren e partisë së tij i quajti...
-
Detaji që sipas Burim Ramadanit tregon që VV po bën hajgare me ftesën që ia bëri LDK-së
Sipas analistit Burim Ramadani, kur në një letër nuk ceket vendi i takimit, n...