Rozë

Takimi i befasishëm mes Stresit dhe Saimir Tahirit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 21 April 2018

Një ministër dhe një “djalë i keq” nuk mund të shkojnë kurrsesi mirë! E tillë është edhe historia e tyre, edhe pse nga “përplasjet” nga ekrani, më në fund e kanë parë njëri-tjetrin në sy.

Stresi është përballur për herë të parë me Saimir Tahirin, personin që gjithmonë e ka shprehur edhe live se e ka antipati, ndryshe nga politikani i tij i preferuar, Sali Berisha. Të dy, këngëtari i muzikës Rep, dhe ish-ministri i Brendshëm Tahiri, janë takuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Në fakt takimi disa sekondësh mes tyre ka qenë i imponuar, pasi sapo Tahiri ka dalë nga studio dhe transmetimi LIVE, radhën për tu futur si i ftuar e kishte këngëtari Arkimed Lushja, që të gjithë e njohim tashmë me emrin skenik Stresi. Shkëmbimi mes tyre ishte i ftohtë, edhe pse përshëndetjet nuk munguan.

-Advertisement-

“Si je, si kalove, mirë je?”, përshëndet i pari Tahiri, teksa merr edhe përgjigjen nga Stresi i cili siç shihet në video nxiton për tu futur në studio teksa Arjan Çani kishte thirrur emrin.

Kujtojmë që në kohën kur Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm, reperi është ndaluar dhe shoqëruar për shkelje të qarkullimit rrugor. Gjithashtu në atë periudhë reperi bëri edhe arratisjen nga komisariati numër 4 ku disa efektivë të policisë u pezulluan nga detyra.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera