Takimet paraelektorale, Rama: Taksirati jonë t’i mundim edhe një herë
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 29 October 2022
Fundjava e gjeti Edi Ramën në Dibër për të vazhduar turnin e takimeve paraelektorale ku mikpritja e rezervuar nuk kishte qenë në gustot e kryeministrit në këtë kohë krize energjie.
“Kapllani i kishte lënë ndez gjithë andej. I kemi ndezur për ty, tha. Po të kishte çmimin real Kapllani do kishte mbyll edhe perdet për mu se do i dukej edhe drita e diellit që e paguan për mua”, tha Rama.
Gjatë takimit me përfaqësues të operatorëve turistik të zonës, kreu i qeverisë shqiptare u ndal tek çmimi i energjisë duke rinënvizuar se situata në hidrocentrale nuk është më e mira e mundshme.
“Të dal pak këtu në diell se është pak si freskët. Më vjen keq që unë nuk i gëzohem dot këtij dielli sepse unë dua shi, sepse nëse nuk kemi shi, kemi atë hallin e madh të çmimit të energjisë elektrike”.
Si një nga zgjidhet më të mira për të përballuar krizat në të ardhmen është hidrocentrali i Skavicës, për të cilën Edi Rama u shpreh se nuk ka hapa pas.
Dibra është një nga qarqet me emigrimin më të madhe të të rinjve që për qeverinë është e kuptueshme, por jo e pranueshme. Sipas Kryeministrit, një shtëpi e rrënuar në Dibër mund të të sjellë pesëfishin e parave që një i ri mund të marrë në emigracion.
“Për ata që kanë një shtëpi të vjetër, sado të rrënuar në fshat, apo një tokë në fshat është një mundësi reale për ta kthyer në një pasuri dhe për ta kthyer për të fituar dyfishin trefishin, pesëfishin e asaj që fitohet me punë atje, të punosh për dikë tjetër atje”.
Ndonëse tha se nuk donte të përmendte kundërshtarët politik, takimin e mbylli duke i dhënë një përshëndetje.
“Ne këtu jemi, do vazhdojmë punën dhe taksirati jonë t’i mundim edhe njëherë mire”./A2
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...