Lajme

Takimet në Bruksel për protagonizëm individësh dhe jo për strategji shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 19 July 2018

Pa një përfaqësim meritor dhe dinjitoz nuk mund të pritet sukses as në fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu kanë thënë njohës të rrethanave pas takimit të udhëheqësve shtetërorë në Bruksel me palën serbe, i cili nuk prodhoi kurrfarë rezultati, shkruan sot Koha Ditore.

Por liderët u shprehën të entuziazmuar me faktin se të njëjtën ditë Komisioni Evropian dha dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave. Ndërkaq, sipas opozitës, udhëheqësit shtetërorë kanë shkuar në Bruksel për të nisur fazën përmbyllëse të negociatave politike me Serbinë, si dhe për ta tregtuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Juristi Vigan Qorrolli ka thënë se Kosovës i duhet një rregull më i madh në dialog e ai është përfaqësimi meritor dhe gjithëpërfshirës. Sipas tij, me formatin aktual të takimeve, të tria palët- Bashkimi Evropian si ndërmjetësues, edhe Serbia, “edhe Kosova po bëjnë gabime të njëpasnjëshme, që për ta duket ironikisht janë gabime të lumtura”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera