Takimet e tensionuara për Urën e Ibrit – Ja se çfarë i kërkoi Rakiqi, Agim Bahtirit
Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 06 November 2018
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri në një intervistë për Periskopin ka thënë se nuk e di datën e saktë se kur do të hapet Ura e Ibrit.
Sipas tij, hapja e kësaj Ure ka mbetur peng i kërkesave të Goran Rakiqit, i cili në këmbim të hapjes së Urës së Ibrit ka kërkuar që fshati Suhadoll i Mitrovicës të hyjë brenda kufijve administrativ të Mitrovicës së Veriut.
Bahtiri për Periskopin ka thënë se kërkesë e tillë për të është e parealizueshme dhe se në asnjë mënyrë nuk do ta lejoj që ajo të realizohet.
“Të them të drejtën nuk e di datën e hapjes së Urës. Janë disa figura më të larta se unë që marrin këtë vendim. Krejt çka mundem me thanë është që së shpejti do të hapet Ura. Kishim një takim me Rakiqin te Apostolova. Në takim me Rakiqin, unë thash se duhet të hapet ura dhe se nuk ka asnjë pengesë më për këtë. Ura do të hapet në mënyrë ceremoniale, por Rakiqi ka kërkesa të parealizueshme.
Ai kërkon të preket kufiri administrativ i dy komunave, dhe ne atë e kemi diskutuar edhe në Bruksel. Ai dëshiron ta marrë Fshatin Suhadoll në veri, gjë që unë nuk do ta lejojë. Unë jam i vendosur që të mbajë çdo pëllëmbë toke mbi planin e Ahtisarit, nuk do të lëshoj pe asnjëherë. Nuk mundemi një komunë ta bëjmë etnikisht të pastër. Në atë fshat ka shqiptarë dhe serbë, dhe askush nga shqiptarët nuk do të pranonte të dilte në veri. Kam bërë investime bukur të mëdha në atë fshat. Serbët aty janë të privilegjuar”, ka thënë Bahtiri për Periskopin.
Tutje, ai deklaroi se politikanët serbë i kanë mashtruar qytetarët duke u thënë se Ura e Ibrit do të jetë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai foli edhe për mundësinë e hapjes së Urës me një koncert të këngëtares me famë botërore, Shakira, me ekipin e së cilës veçse kanë filluar negociata.
“Rakiqi nuk po e nënshkruan marrëveshjen që e kemi arritur ne në Bruksel. Politikanët serbë u kanë premtuar qytetarëve se Ura e Ibrit do të jetë kufiri mes Kosovës e Serbisë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Nuk do ta lejoj. Rruga evropiane është zgjidhja e vetme për këto çështje. Është si ide që Ura të hapet me një manifestim të përbashkët.
Do të jetë ceremonia më e mirë e mundshme. E kush do ta bënte më mirë se një yll botëror. Kemi bërë kërkesë të Shakira. Janë duke u zhvilluar negociatat për këtë. Duhet të ketë siguri të madhe për këtë, sepse do të mblidhen qindra mijë vetë. Ne nuk duam që me dhunë ta heqim atë barrierë, por me paqe. Paqja ka përparësi gjithherë të unë sepse më motivon për të ardhmen e këtij vendi.
Pas rënies së Murit të Berlinit, është Ura e Ibrit, sepse ka 20 vite që qyteti është i ndarë në dysh. E kam gjetur qytetin me mijëra incidente etnike, e ato tani kanë rënë shumë: vetëm 7 incidente të tilla në pesë vite. Nuk do të thotë se sot bëhet një koncert, e nesër harrohet. Dy kryetarët do të jenë pjesëmarrës në atë koncert. Do të ndodhë bashkimi i qytetarëve”, ka thënë tutje Bahtiri..
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...