Lajme

Takim lamtumirës mes Thaçit dhe ambasadorit të Suedisë

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 04 July 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë, Henrik Nilsson.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Nilsson për punën që ka bërë përgjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

“Suedia gjithmonë ka mbështetur Kosovën, sidomos në fazën e shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë”, ka thënë presidenti.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, ambasadori i Suedisë, Henrik Nilsson ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunim, duke thënë se do të mbetet gjithmonë një mik i Kosovës.

“Suedia e përkrah të ardhëm evropiane të Kosovës dhe të tërë rajonit”, u shpreh ambasadori Nilsson.

Presidenti Thaçi shprehu kënaqësinë që në kohën kur ambasadori Nilsson shërbeu në Kosovë, Suedia ka ngritur nivelin e përfaqësimit në nivel Ambasade dhe i ka uruar atij suksese të reja në punën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera