Takim joformal i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 30 November 2020
Në takimin virtual anëtarët e Këshillit të Stabilizim Asociimit rishikuan përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian 2020 për Kosovën.
Pjesëmarrësit diskutuan për zhvillimet kryesore në lidhje me kriteret ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2015.
Pjesëmarrësit mirëpritën angazhimin e vazhdueshëm strategjik të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe në dialogun me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja. Ata ranë dakord për nevojën urgjente për të përshpejtuar proceset e reformave, duke kërkuar përqendrim të shtuar nga të gjithë akterët politikë dhe një strukturë efektive të koordinimit brenda institucioneve të Kosovës.
Pjesëmarrësit përsëritën rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, derisa vendimi mbi propozimin mbetet në shqyrtim në Këshill.
Pjesëmarrësit diskutuan poashtu edhe për prioritetet e reformës në sundimin e ligjit dhe reformat gjyqësore, respektimin e të drejtave themelore, reformën e administratës publike, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe punësimin.
Sa i përket Dhomave të Specializuara, pjesëmarrësit vlerësuan bashkëpunimin që treguan autoritetet e Kosovës dhe të arrestuarit. Ata u dakorduan për angazhim të vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës, në përputhje të plotë me rendin e saj ligjor dhe detyrimet e saj ndërkombëtare, me përpjekje të mirëfillta për të garantuar sundimin e ligjit, liritë themelore, drejtësinë dhe pajtimin.
Këshilli i Stabilizim Asociimit mirëpriti rifillimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja në korrik 2020 pas emërimit të Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajčák dhe heqjes së tarifave dhe masave të reciprocitetit.
Në këtë takim u nënvizua rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm me mirëbesim për të negociuar dhe arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kjo u vlerësua thelbësore në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane. Pjesëmarrësit ranë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të respektohen dhe të zbatohen.
Pjesëmarrësit ranë dakord mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të Kosovës në bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në zbatimin e Planit të Veprimit për zhvillimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, ashtu siç u miratua në samitin e Sofjes më 10 nëntor 2020, në ndjekjen e tranzicionit të gjelbër dhe digjital.
Takimi u drejtua nga Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi, përfaqësoi Komisionin Evropian. Delegacioni i Kosovës drejtohej nga Kryeministri, Avdullah Hoti, ndërsa të pranishëm ishin edhe Zëvendëkryeministri Driton Selmanaj dhe Ministrat, Meliza Haradinaj-Stublla, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Selim Selimi, Besian Mustafa dhe Vesel Krasniqi./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Labinot Tahiri tregon se a do të kandidojë për deputet
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se nuk do të j...
-
Rruga e tmerrit për në Brezovicë
Mbi 3 kilometra qytetarët duhet të ecin në këmbë për të arritur në qendrën tu...
-
Osmani uron kryetarin e ri të CDU’së: Kam besim se do të vazhdojë trashëgiminë e Angela Merkel
U.d së presidentit Vjosa Osmani ka uruar kryetarin e ri të CDU’së, Armin Lasc...
-
PDK’ja ia merr Nismas kryetarin e Degës në Suharekë
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi ka tregu...
-
Nisma me 9 kandidatë për deputetë nga qyteti i Prizrenit
Nisma Socialdemokrate në Prizren ka përzgjedhur emrat për kandidatë për deput...
-
Nga këto komuna janë rastet pozitive me Covid-19
IKSHPK-ja ka publikuar 363 rastet pozitive me Covid-19 për 24 orët e fundit, ...
-
Gjashtë raste të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 6 persona e kan...
-
COVID-19/ 363 raste pozitive në Kosovë, brenda 24 orëve
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 363 raste të reja...
-
Haradinaj falënderon Merkelin dhe uron Laschetin për zgjedhjen në krye të CDU-së
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e uron Amin Laschet për zgjedhjen e tij ...
-
13 subjekte politike kanë aplikuar deri tani për certifikim në KQZ
Sot është afati i fundit për subjektet politike që të aplikojnë për certifiki...
-
Qeveria amerikane i vendos sanksione të reja Iranit pak ditë para largimit
Shtetet e Bashkuara të premten u vendosën sanksione disa kompanive në Iran, K...
-
Avokatja kosovare i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit
Avokatja kosovare, Doarsa Kica, ka njoftuar se i është bashkuar Iniciativës “...