Takim i kryediplomatëve të BE-së mes shqetësimeve mbi marrëveshjen e grurit
Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 20 July 2023
Moska ka vazhduar për të tretën ditë me radhë sulmet ajrore kundër zonave në jug të Ukrainës duke vënë në shënjestër veçanërisht objektet ku mbahet gruri ukrainas. Të paktën dy persona kanë vdekur në qytetin port të Odesës dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë këtyre sulmeve. Në Bruksel, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian po takohen për të diskutuar mbi çështjen e grurit ukrainas dhe gjetjen e rrugëve alternative për të dërguar grurë ukrainas në vendet që rrezikohen nga uria.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan të enjten në Bruksel për të diskutuar planet për të nxjerrë grurin nga Ukraina, pas pezullimit të një marrëveshje me Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga OKB-ja për transportimin e sigurt të tij. Takimi vjen ndërsa sulmet ruse dëmtuan vendet ku mbahet gruri në Ukrainë.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se sulmet në qytetin port të Odesës përbënin një sulm ndaj “njerëzve më të varfër në botë”.
“Qindra mijëra njerëz, për të mos thënë miliona, kanë nevojë urgjente për grurin nga Ukraina. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë me të gjithë partnerët ndërkombëtar në mënyrë që gruri në Ukrainë të mos kalbet gjatë javëve të ardhshme, por të arrijë te njerëzit në mbarë botën që kanë nevojë urgjente për të”, tha ministrja gjermane për punë të jashtme, Baerbock.
Rusia goditi qytetet jugore të Ukrainës, përfshirë qytetin port të Odesas, me dronë dhe raketa për të tretën natë radhazi në një valë sulmesh që ka shkatërruar një pjesë të infrastrukturës kritike të eksportit të grurit të vendit. Sipas zyrtarëve ukrainas deri më tani dihet për dy të vrarë dhe të paktën 21 të plagosur.
19 persona të tjerë u plagosën në qytetin jugor të Mykolaivit në sulmet që u kryen gjatë natës, thanë zyrtarët të enjten.
Sulmet e së enjtes u bënë pak ditë pasi Presidenti Vladimir Putin tërhoqi Rusinë nga një marrëveshje e kohës së luftës që lejoi Ukrainën të dërgonte grurë në vendet që përballeshin me kërcënimin e urisë./VOA
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...