Tajvani dënon stërvitjet “e paligjshme” ushtarake të Kinës

Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 04 August 2022
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të vërtetë në gjashtë zona që rrethojnë Tajvanin të enjten, një ditë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi në Tajvan.
Kina, që e konsideron Tajvanin si një provincë të saj, menjëherë e dënoi vizitën e Pelosit, duke thënë se seriozisht rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.
Transmetuesi shtetëror i Kinës, CCTV, tha se stërvitjet kishin filluar dhe do të përfundonin në orën 4 të mëngjesit me kohën lokale të dielën. Ato do të përfshijnë gjuajtje të drejtpërdrejtë në ujëra dhe në hapësirën ajrore përreth Tajvanit, tha ai.
Zyrtarët e Tajvanit kanë thënë se stërvitjet shkelin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lundrimin e lirë ajror dhe detar.
Kina po kryen stërvitje në rrugët më të ngarkuara ujore ndërkombëtare dhe ato të aviacionit dhe kjo është “sjellje e papërgjegjshme dhe e paligjshme”, tha partia në pushtet – Partia Progresive Demokratike në Tajvan.
Autoritetet tajvaneze thanë gjithashtu se faqet e internetit të ministrisë së Mbrojtjes, ministrisë së Jashtme dhe Presidencës u sulmuan nga hakerët.
Anijet e marinës kineze dhe avionët ushtarakë kaluan për pak kohë vijën ndarëse të ngushticës së Tajvanit disa herë të enjten në mëngjes, i tha Reuters një burim
Të mërkurën mbrëma, vetëm disa orë pasi Pelosi u nis për në Korenë e Jugut, aeroplanë të paidentifikuar, ndoshta dronë, fluturuan mbi zonën e ishujve periferikë Kinmen të Tajvanit pranë bregut kontinental, tha ministria e mbrojtjes e Tajvanit.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, e quajti vizitën e Pelosit në Tajvan një akt “të papërgjegjshëm dhe irracional” nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV.
Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të Azisë Juglindore në Kamboxhia, Wang tha se Kina kishte bërë përpjekjet maksimale diplomatike për të shmangur krizën, por kurrë nuk do të lejonte që interesat e saj thelbësore të cenoheshin.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin më 2 dhe 3 gusht.
Ajo u tha udhëheqësve të Tajvanit se Uashingtoni nuk do të heqë dorë nga angazhimi ndaj ishullit vetëqeverisës, pavarësisht kundërshtimit nga Kina.
Megjithëse Pelosi nuk tha se Uashingtoni do ta mbronte Tajvanin ushtarakisht, ajo theksoi se Kongresi është “i përkushtuar ndaj sigurisë së Tajvanit, në mënyrë që ishulli të jetë në gjendje të vetëmbrohet”.
Kina kishte thënë me 2 gusht se ushtria është vënë në gatishmëri të lartë dhe do të nisë “operacione të shënjestruara ushtarake” në përgjigje të vizitës së Pelosit./REL
Të tjera
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...
-
Stuhia e nxjerr lisin me rrënjë në Vushtrri
Stuhia e madhe në orët e pasdites në komunën e Vushtrrisë, saktësisht në fsha...
-
Fituesi i dytë i Nimi TV nga Italia është me fat! Bën aksident me veturë përgjatë udhëtimit në Shqipëri dhe pas 10 ditëve mëson se është fitues i veturës Dacia Sandero!
Fatmir Kolonjari është fituesi i dytë i veturës Dacia Sandero. Fituesi është ...
-
Abazoviç: Një tragjedi e tillë në Mal të Zi nuk mbahet mend
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Mal të Zi. Mësohet se një burrë qëlloi...
-
Si ndodhi sulmi dhe kush kishte dhënë shpërblim për ekzekutimin e shkrimtarit Rushdie?
Shkrimtari Salman Rushdie, i cili vuajti prej vitesh kërcënime me vdekje nga ...
-
Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të çmimit të çimentos
Ngritja enorme çmimit të betonit për herë të tretë nga 1 janar 2022 e deri më...