Lajme

Tahiri: Zhvillimi i komunave të Kosovës duhet të jetë prioriti ynë i vazhdueshë

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 09 July 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se amandamentimi që do të bëhet në Projektligjin për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronave të komunave, të jenë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Kështu ka thënë Tahiri në Komisionin për Administratë Publike në takim me shoqërinë civile.

“Sot, në Komisionin për Administratë Publike me shoqërinë civile diskutuam një ndër ligjet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të komunave – Projektligji për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim pronave të komunave. Theksova se është shumë me rëndësi që amandamentimet që bëhen në këtë ligj, të jenë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, dhe social të komunave. Në të njëjtën kohë nenet të jenë të sakta, sqaruese që ndihmojnë trajtimin e të gjitha temave, ku komuna hyn si palë për të ndihmuar të mirën publike dhe zhvillimin e qyteteve të tyre”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se Ligji në fjalë ka kaluar gjatë kohës së Qeverisë së Ramush Haradinaj.

“Diskutimi do të vazhdojë edhe në grupet punuese dhe është e rëndësishme që ky ligj të kalojë sa më shpejtë që është e mundur. Ligji në fjalë ka kaluar gjatë kohës së Qeverisë së Ramush Haradinajt, ligj i cili ka mundësuar me qindra projekte zhvillimore në komuna të Kosovës”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera