Lajme

Tahiri, zëdhënësit të VV-së: Dil trego që Molliqaj ishte urdhërdhënësi i sulmeve

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 21 July 2017

Po vazhdon debati i ashpër mes zyrtarëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.

Pas replikës së zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka ardhur edhe replika e shpejt e anëtarit të kryesisë së PDK-së, i cili e ka inkurajuar atë që të dalë dhe t’u tregojë qytetarëve, që Dardan Molliqaj u kanë urdhërdhënësi i tyre dhe organizatori i atij sulmi.

Abelard  Tahiri i ka thënë Krasniqit se nuk ka nevojë të mbajë burg për Molliqajn.

-Advertisement-

“Në mbrojtje të urdhërdhënësit të tij, tash paska dalë edhe zëdhënësi i terroristëve të Vetëvendosjes. Zëdhënësin e tyre e inkurajoj të dalë dhe t’u tregojë qytetarëve në emër të ekipit të atij aksioni terrorist, që Dardan Molliqaj ka qenë urdhërdhënësi i tyre dhe organizatori i atij sulmi. As ky dhe as ata të tjerët nuk kanë nevojë të mbajnë burgun për tutorin e tyre!”, ka shkruar Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera