Tahiri vizitoj përfaqësues të Qendrës për Paqe “Shimon Peres” dhe analistë dhe gazetarë të Izraelit
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 01 May 2017
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri gjatë qëndrimit të saj në Izrael, ka zhvilluar një varg takimesh me organizata dhe personalitete që angazhohen për paqe, duke përfshirë përfaqësues të Qendrës për Paqe “Shimon Peres”, të Lëvizjes së Grave për Paqe (Women Wage Peace) si dhe me analistë dhe gazetarë të Izraelit
Ministrja Tahiri vizitoi Qendrën për Paqe “ Shimon Peres” në Tel Aviv ku u prit nga Lara Portnoy, koordinatore për marrëdhënie me jashtë, nga e cila u njoftua për veprimtarinë e kësaj qendre të themeluar në vitin 1996 nga vet presidenti i nëntë i Izraelit dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqen, Shimon Peres. z. Portnoy theksoi se Qendra për Paqe angazhohet për të jetësuar vizionin e ish-presidentit dhe liderit të paqes Shimon Peres për një Izrael të begatë brenda një Lindje të Mesme paqësore. Ajo njoftoi rreth programeve konkrete të kësaj qendre të përqendruar në ndërtimin e paqes duke krijuar mundësi të avancuara dhe inovative të dialogimit mes individëve nga një spektër i shumëllojshëm, duke përfshirë: hebrenjtë dhe arabët, izraelitët dhe palestinezët. Duke u fokusuar në interesa të përbashkëta, Qendra për Paqe vazhdon të krijojë me sukses partneritete dhe miqësi të qëndrueshme duke hequr barrierat dhe frikën, si dhe duke i hapur rrugën një paqeje të vërtetë dhe të qëndrueshme midis popujve.
Ministrja Edita Tahiri nga ana e saj theksoi se presidenti Shimon Peres ka qenë një lider vizionar dhe inspirues për një botë më paqësore dhe më të drejtë, nga idetë e të cilit edhe vet Kosova është frymëzuar në përpjekjet për krijimin e shtetit të Kosovës dhe të paqes në rajon, mbi parimin e njohjes reciproke mes shteteve dhe të fqinjësisë paqësore në rajon.
Në vazhdim të vizitës në Izrael, ministrja Edita Tahiri mori pjesë në takimin e lëvizjes paqësore të grave Gratë Punojnë për Paqen (WWP) që është një lëvizje e re e grave, por mjaft e fuqishme në Izrael, që promovon paqen dhe zgjidhjen paqësore të konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ministrja Tahiri mbajti një fjalim para shumë pjesëmarrësve të takimit, ku me këtë rast theksoi se paqja është e mundshme prandaj duhet punuar me vendosmëri dhe guxim për një ardhmëri në paqe. Ajo foli për rrugën e popullit shqiptar për Pavarësinë e Kosovës.
“Ishte një rrugë e gjatë me sakrifica më sublime, por ia dolëm ta fitojmë lirinë dhe shtetin, që t’ua lëmë gjeneratave të reja ta gëzojnë dhe përparojnë. Gratë shqiptare ishin të guximshme sikur edhe ju që jeni dhe ne asnjëherë nuk reshtëm së punuari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ne i arritëm qëllimit dhe tani po punojmë për ardhmërinë euroatlantike të Kosovës, ndërsa përvojat tona të luftës dhe paqes jemi të gatshme t’i ndajmë me të tjerët, me porosinë time për ju se proceset e vështira kërkojnë angazhime afatgjate por sjellin suksese të qëndrueshme” tha ajo.
Në kuadër të këtij takimi, pas përfundimit të fjalimit të saj, ministrja Tahiri zhvilloi biseda me disa nga udhëheqëset e kësaj organizate Lilian Weisberger, Anat Saragusti, Anat Negev, Huda Abu al-Arqub, Yael Admi, Yahaloma Zchut, Hiam Tanus, Saviona Rotlevi. Gratë udhëheqëse të Women Wage Peace theksuan se po punojnë për të sjellë një marrëveshje të qëndrueshme paqësore. “Ne synojmë që ta vendosim mundësinë e një zgjidhje paqësore në krye të agjendës nacionale të Izraelit, pasi është rezultati i vetëm që ofron jetë dhe shpresë, një realitet të ri dhe të ndryshëm në Lindjen e Mesme, besojmë se është e mundshme dhe ne duhet të përpiqemi për të” theksuan ato.
Ministrja Tahiri po ashtu zhvilloi bisedime me analistë dhe gazetarë izraelitë, përfshirë këtu Alon Ben David, nga Channel 10 News, Eran Cicurel, Radioja Nacionale e Izraelt, Adar Primor, I123 News, Anat Saragusti.
Në përfundim të vizitës së saj në Izrael, ministrja Edita Tahiri vizitoi Muzeun e Holokaustit të Hebrenjve “Yad Vashem” në Jerusalem, një muze që memorizon historinë tragjike dhe të vuajtjeve të papara të popullit hebrenj. Duke rikujtuar vuajtjet e freskëta të popullit shqiptar, ministrja Tahiri deklaroi se është koha që të themelojmë, një Yad Vashem në Kosovë, një muze të holokaustit shqiptarë, mbi historinë e gjenocidin serb kundër shqiptarëve, duke thënë se një propozim të tillë e kishte dhënë në Parlamentin e Kosovës qysh në vitin 2003. /INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...