Lajme

Tahiri vizitoi Innovation Academy, premtoi përkrahje për projekte që i shërbejnë Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 21 October 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka vizitituar inovatorët e qytetit të Vushtrrisë dhe iu premtoi përkrhje për projekte që i shërbejnë Vushtrrisë.

Me rastin e vizitës në Innovation Academy Tahiri tha u shpreh i inspiruar nga aftësitë e nxënësve por edhe nga motivi mësimdhënësve të Innovation Academy.

“Fatbardha e Ensari janë inspirim i vërtetë, ata kanë lënë punë tjera të rëndësishme e i kanë investuar krejt kursimet personale në këtë shkollë për talentët e rinj në fushën e programimit dhe të ICT-së. Ata bashkë kanë arritur të zbulojnë talente të jashtëzakonshme në Vushtrri” tha Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Kam vizituar sot Innovation Academy në Vushtrri.

Fatbardha e Ensari janë inspirim i vërtetë, ata kanë lënë punë tjera të rëndësishme e i kanë investuar krejt kursimet personale në këtë shkollë për talentët e rinj në fushën e programimit dhe të ICT-së.

Ata bashkë kanë arritur të zbulojnë talente të jashtëzakonshme në Vushtrri.

Unë jam i inspiruar nga aftësitë e nxënësve por edhe motivi i mësimdhënësve të Innovation Academy. Më vjen keq që pandemia na ka lënë pa u parë me herët. Do të keni përkrahjen time për projekte që i shërbejnë Vushtrrisë.

Faleminderit për këtë ditë kaq të bukur

Të tjera