Tahiri: Vizat hiqen në fund të këtij viti, ose në fillim të 2019-ës
Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 16 June 2018
Kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se aktualisht janë 42 raste të shënjestruara, të cilat janë duke u përcjellë vazhdimisht nga Bashkimi Evropian.
Tahiri është shprehur i bindur se institucioni që ai drejton ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE.
“Aktualisht janë 42 raste të cilat përcjellen në vazhdimësi. Një pjesë e tyre janë me vendim të formës së prerë që ka përfunduar gjykimi i tyre, një pjesë janë në ngritje të aktakuzave , një pjesë janë vetëm në fazën e hetimeve dhe të gjitha këto monitorohen nga Bashkimi Evropian”, tha ai për Ekonomia Online.
Tahiri ka ndarë detaje edhe nga vizita e misionit të BE-së, që para disa javësh ka mbledhur të dhëna lidhur me plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizmin e vizave.
Ai madje përsëriti edhe një herë deklaratat e liderëve shtetërorë se deri në fund të këtij viti, eventualisht në fillim të vitit 2019, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.
“…..unë si ministër i Drejtësisë jam përgjegjës për hartimin e politikave dhe ligjeve që ndërlidhen me fushën e drejtësisë edhe në fushën që e zbatojnë ligjin. Kemi raportuar në detaje për angazhimin tonë dhe unë pres në fund të këtij muaji një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian që qytetarët tanë nga fundi i këtij viti, eventualisht fillimi i vitit të ardhshëm, të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Shengen”.
Kreu i MD-së, ka kërkuar angazhim të shtuar nga vartësit e tij, në trajtimin e të gjitha rasteve, jo vetëm atyre të shënjestruara.
“Ne presim një avancim dhe angazhim më të madh të gjyqësorit dhe prokurorisë që aktualisht po ndodh prej tyre në kuadër të këtyre rasteve mirëpo jo vetëm këto 42 raste po edhe janë shumë raste të tjera që nuk janë pjesë e këtij mekanizmi e që ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit…”, tha ai.
Kjo pasi, sipas tij, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jetë permanente, në mënyrë që përveç që të shkohet përpara me proceset integruese, të fuqizohen institucionet kundrejt dukurive negative.
“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është permanente nuk ndërlidhet me një proces ,ndërlidhet tani me liberalizimin e vizave mirëpo do të ketë edhe procese tejet të rëndësishme në të ardhmen dhe ne nuk do të ndalemi në asnjë rrethanë”, përfundoi Tahiri.
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...