Tahiri: Vetëvendosje është shndërruar në një organizatë kriminale me përmasa mbarë shqiptare e përtej kufitare
Autori: Gazeta inFokus
15:39 | 15 Gusht 2023
Pesë persona janë arrestuar në Shqipëri për transportim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndër ta është raportuar edhe për asamblistin e VV-së, Besnik Mujeci.
Të shumta kanë qenë reagimet përkitazi me këtë lajm.
Së fundi ka reaguar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.
Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë, sipas tij, se Vetëvendosje është shndërruar në një organizatë kriminale me përmasa mbarë shqiptare e përtej kufitare.
“Zyrtarët e VV-së bashkë me mafinë e Serbisë, i kanë vjedhur popullit të Kosovës rreth 100 milion euro në energji elektrike. Zyrtarët e VV-së, i kanë vjedhur popullit të Kosovës dhjetëra miliona euro në rezerva shtetërore, në grurë, vaj e sheqer”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i Tahirit:
ZdraVVo Bando!
Narkotrafiku i pushtetarëve të Albin Kurtit, është veç episodi i radhës në mentalitetin trafikant, korruptiv, abuzues, e keqpërdorues të kësaj qeverie. Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se Lëvizja Vetëvendosje është shndërruar në një organizatë kriminale me përmasa mbarë shqiptare e përtej kufitare, brenda së cilës bashkëjetojnë lloje të ndryshme keqpërdoruesish, abuzuesish, trafikantësh droge, e deri tek vrasësit e porositësit që duan vrasjen e oponentëve politik.
Zyrtarët e VV-së bashkë me mafinë e Serbisë, i kanë vjedhur popullit të Kosovës rreth 100 milion euro në energji elektrike.
Zyrtarët e VV-së, i kanë vjedhur popullit të Kosovës dhjetëra miliona euro në rezerva shtetërore, në grurë, vaj e sheqer.
Zyrtarët e VV-së vjedhin në çdo metër asfalt që shtrohet, vjedhin në trashëgimi kulturore, vjedhin në leje e licenca dhe në çdo barnë që blihet me buxhetin e taksapaguesve. Mendja s’na e kish marrë por ja që tash paskan nisur edhe biznesin e narkotrafikut përtej kufitar.
Kush e di se sa tonelata drogë në vlerë miliona eurosh është dërguar në Shqipëri e vende të tjera, para se të zihet asamblisti i Vetëvendosjes, si protagonist i narkotrafikut.
Kjo ngjarje është alarm kombëtar për atë se kush na qeverisë sot. Si t’i zihet besë një pushteti që në vend se ta luftojë krimin, organizohet për ta mundësuar krimin, korrupsionin, hajninë, e tash edhe narkotrafikun. Si mund të qëndrojnë në pozita, ata që janë të thirrur për rend, ligj e siguri, përderisa bashkë partiakët e tyre janë në krye të aferave më tmerruese që ka parë ndonjëherë Kosova e mbase edhe rajoni.
Ky narkopushtet, duhet të marrë fund.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...































