Lajme

Tahiri: Veriu, pa sovranitet e me protektorat të shtuar – qeveritë e kaluara atje e shtrinë sovranitetin

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 20 February 2024

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti po bën propagandë për ndryshime thelbësore në veri të vendit.

Tahiri tha se veriut është pa sovranitet e me protektorat të shtuar, ku sipas saj, forcat e KFOR-it po shtohen çdo ditë.

“Në veri nuk funksionojnë gjykatat e Kosovës, nuk funksionojnë katër komunat, nuk paguhet rryma, madje as faturat e rrymës nuk iu kanë shkuar qytetarëve. I vetmi institucion që funksionon është Policia e Kosovës por pa policët serbë”, ka shkruar Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më tej, Tahiri tha se në qeveritë e kaluara e kanë shtrirë sovranitetin në veri, janë vendosur të gjitha institucionet e shtetit, është vendosur kufiri me Serbinë dhe janë shënjuar edhe pikat kufitare.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy