Tahiri i vendosur për reformimin e thellë të Avokaturës Shtetërore
Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 26 January 2018
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e tij për të reformuar thellësisht Avokaturën Shtetërore.
Në një status që e ka postuar në rrjetin social Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se planet për këtë reformim gjatë ditës së premte i ka prezantuar edhe në takimin e nivelit të Lartë për Sundimin e Ligjit, e që kishte për temë Doganën e Republikës së Kosovës.Sipas Tahiri, gjithë kjo bëhet për të arritur mbrojtjen e interesit publik.
“Mbrojtja e interesit publik është mision themelor i imi dhe këtë jam duke e adresuar nga çdo perspektivë, në radhë të parë përmes reflektimit mbi reformën që duhet të ndërmerret në Avokaturën Shtetërore.
Ky institucion, ka një numër prej 13,258 lëndësh, që mbrohen nga vetëm 6 avokatë, gjë që ndikon ndjeshëm në performancën e përfaqësimit adekuat dhe në ekspertizën e nevojshme.
Për këtë qëllim, jam i vendosur për të bartur kompetencën e përfaqësimit nga Avokatura Shtetërore tek autoritetet përkatëse publike siç e parasheh ligji” ka shkruar Tahiri.
Dogana, ATK-ja dhe komunat janë disa prej institucioneve publike që do të kenë përfaqësuesit e tyre në Gjykata.“Vetëm Dogana e Kosovës ka aktualisht 3,269 lëndë, mbrojtjen e të cilave Dogana do të mund ta bëjë me efikasitet dhe ekspertizë më të lartë. Në kuadër të përkushtimit tim për reformimin e Avokaturës Shtetërore, sot njoftova të gjithë palët e pranishme se gjatë javëve në vijim do të bashkërendojmë një plan veprimi për bartjen e lëndëve nga Avokatura Shtetërore tek Dogana e Kosovës, për t’u pasuar edhe me autoritetet e tjera publike siç janë ATK-ja, komunat, etj. Një hap i tillë jo vetëm se përmirëson ndjeshëm gjendjen në Avokaturën Shtetërore por mbi të gjitha u garanton autoriteteve përkatëse publike mbrojtje dhe përfaqësim më të denjë dhe kompetent të interesave publike” ka shkruar në fund Tahiri.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...