Tahiri: Vendim i pandershëm për demarkacionin
Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 05 Shkurt 2018
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit çështja e demarkacioni nuk ka marrë votat e mjaftueshme të procedohet tutje në seancë plenare, shkruan Infokusi.com.
Politologu Ramush Tahiri, ka thënë për portalin “Infokusi” se çështja e demarkacioni ka vetëm dy rrugë, ratifikimin apo miratimin e raportit të Bulliqit dhe mos ratifikimin të tij.
“Dy rruge i kanë për demarkacionin.. ta miratojnë kështu si është dhe ta ratifikojnë ose ta miratojnë raportin e komisionit Bulliqi dhe ta hedhin poshtë marrëveshjen e nënshkruar dhe mos ta ratifikojnë” ka thënë Tahiri.
Ai ka vënë në pikëpyetje ndershmërinë dhe profesionalizmin e personave kompetentë të përfshirë në çështjen e demarkacionit pas mos procedimit të tij në Kuvend.
“Përndryshe po të ishin krejt të ndershëm dhe profesional dhe korrekt politikisht atëherë në Kuvend do të dërgonin raportin e ri me kufi të Kosovës në Kullë dhe në Çakorr dhe me hartën e re të Kosovës në të cilat do të ishin 82 kilometrat katror të munguara. Këtë ta miratojnë në Kuvend dhe këtë të ia dërgojnë Malit të Zi dhe nëse nuk pajtohet për bisedime të reja dhe në këtë pozicion atëherë ta dërgojnë në Gjykatën e Arbitrazhit dhe me këto argumente ata besojnë se Kosova fiton”, ka shtuar ai.
Politologu Tahiri ka përfunduar se mosmiratimi i demarkacionit në Kuvend ka shpërputhje të plotë në deklaratat publike dhe qëndrimet brenda koalicionit.
“Kështu si e kanë bërë ka shpërputhje totale në projektligj, në raportin përcjellës, në deklaratat publike në qëndrimet brenda koalicionit”, ka përfunduar Tahiri.
Demarkacioni është larguar nga rendi i ditës për seancën plenare të Kuvendit të Kosovës që do të mbahet të enjten. INFOKUSI

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































