Lajme

Tahiri uron Ditën e Veteranëve dhe kritikon ekzekutivin: Kjo qeveri do t’i trajtojë padenjësisht veteranët

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 30 December 2022

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka uruar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me rastin e Ditës së Veteranëve, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë se Qeveria e Kosovës po përpiqet të shtrembërojë historinë.

“Lufta për çlirim, pjesë e të cilës ishin veteranët e UÇK-së, ka përfunduar në qershor të 1999-tës dhe jo në dhjetor të 2000-tës, siç po përpiqet ta paraqesë qeveria e Albin Kurtit, në projektligjin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. Përkundër përpjekjes shtrembëruese të të vërtetave historike, veteranët e UÇK-së kanë shkruar histori që s’mund të shtrembërohet”, ka shkruar Tahiri.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka thënë se ekzekutivi do t’i trajtojë padenjësisht veteranët në vitin 2023 lidhur me çështjen e pagave.

“Por përveç përpjekjes për shtrembërim të historisë, në vitin 2023, kjo qeveri do t’i trajtojë padenjësisht veteranët, duke ua mohuar të drejtën e kompensimit në së paku barasvlerën e pagës minimale. Këto dy veprime të pushtetit të Albin Kurtit, dëshmojnë më së miri, se sa ai ka respekt e konsideratë ndaj veteranëve tanë, ndaj vlerave çlirimtare e ndaj të vërtetës historike”, ka shkruar deputeti i PDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera