Lajme

Tahiri thotë se i respekton vendimet e AKR-së, nuk e voton Haradinajn për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 06 July 2017

Labinot Tahiri i AKR-së, tanimë deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me qëndrimet e tija se a do ta votoj kandidatin e koalicionit PAN, Ramush Haradinajn për kryeministër.

I kontaktuar nga lajmi.net ai ka thënë se qëndrimi i tij vazhdon të jetë ajo çfarë ka postuar në rrjetin social Facebook, ditë më parë.

Edhe pse Tahiri e çmon Haradinajn, ai ka thënë se është Kryesia e partisë ajo që i merr vendimet dhe do ta respektojë atë.

-Advertisement-

Tahiri si nënkryetar i AKR-së ka thënë se nuk merr ndonjë qëndrim ndryshe pasi që nuk është ithtar i posteve ministrore.

E njëjtë si Tahiri janë prononcuar edhe deputetët tjerë të AKR-së, duke thënë se do t’i respektojnë vendimet e partisë dhe të koalicionit.

Labinot Tahiri i AKR-së, tanimë deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me qëndrimet e tija se a do ta votoj kandidatin e koalicionit PAN, Ramush Haradinajn për kryeministër.

I kontaktuar nga lajmi.net ai ka thënë se qëndrimi i tij vazhdon të jetë ajo çfarë ka postuar në rrjetin social Facebook, ditë më parë. Edhe pse Tahiri e çmon Haradinajn, ai ka thënë se është Kryesia e partisë ajo që i merr vendimet dhe do ta respektojë atë.

Tahiri si nënkryetar i AKR-së ka thënë se nuk merr ndonjë qëndrim ndryshe pasi që nuk është ithtar i posteve ministrore. E njëjtë si Tahiri janë prononcuar edhe deputetët tjerë të AKR-së, duke thënë se do t’i respektojnë vendimet e partisë dhe të koalicionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera